Lajçak nis vizitën dyditore në Prishtinë, më pas shkon në Beograd

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 10:06 | Kosova
Lajçak nis vizitën dyditore në Prishtinë, më pas

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, nis të enjten vizitën dyditore në Prishtinë, e cila synon të përgatisë terrenin për raundin e ri të dialogut.

Lajçak pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me ata të partive opozitare. Siç ka bërë të ditur BE-së, pas qëndrimit në Kosovë, më 13 dhe 14 mars zyrtari europianë do të vizitojë edhe Beogradin.

Ndalesa e Lajçak në rajon vjen pas takimi të 27 shkurtit në Bruksel, mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç, ku e pranuan planin për europian për normalizimin e raporteve, por nuk e firmosen atë.

Takimi i radhës është caktuar për në datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së qëllimi kryesor tani është që palët të pajtohen rreth modaliteteve për zbatimin e propozimit europian.

Brukseli tha se përmes vizitave në Prishtinë dhe Beograd, Lajçak synon që të ndihmojë palët të finalizojnë diskutimet për planin e zbatimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos