SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 08:00 | Kosova
SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kërkoi që të pranojë propozimin evropian, i njohur ndryshe si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë zytari amerikan përmes një postimi në Twitter, i cili zbuloi dhe disa nga pikat e tjera të bisedimeve.

“Diskutuam për propozimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkruan këshilltari i DASH.

Në bisedën mes Chollet dhe Kurtit mësohet të jetë diskutuar dhe çështja e asociacionit dhe domosdoshmëria e rikthimit të serbëve në veriun e Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/11/zbardhet-plani-franko-gjerman-nuk-ka-njohje-formale-por-tolerim-dhe-bashkepunim-drejt-integrimit/
https://a2news.com/2023/01/21/finalja-kosove-serbi-te-gjithe-syte-nga-asociacioni/

A2 CNN Livestream

Latest Videos