​Lajçak sot në Kosovë, takon Kurtin

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 07:59 | Kosova
​Lajçak sot në Kosovë, takon Kurtin

Kryeministri, Albin Kurti, do të takohet sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë në orën 09:00.

Një ditë më parë, Lajçak ishte në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se me Vuçiç diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/02/pas-targave-kurti-nis-manovrat-per-asociacionin/
https://a2news.com/2022/12/04/arritja-e-nje-marreveshje-kosove-serbi-kurti-une-jam-nxenesi-i-demacit-ndersa-vucic-i-sheshelit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos