Lajm i keq për Juven, Pogba vendos të operohet

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 22:44 | Futboll
Lajm i keq për Juven, Pogba vendos të operohet

Paul Pogba është operuar në gju, për shkak të problemeve me meniskun që e kanë lënë jashtë fushave këtë fillim sezoni.

Vendimi për operacion u mor pas dy seancave stërvitore dje dhe sot, ku francezi i Juventusit e ka kuptuar që ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Pasi u dëmtua më 24 korrik, mesfushori kishte vendosur të zgjidhte terapinë conservative, por 5 javët pasardhëse nuk sollën rezultatin e dëshiruar dhe Pogba vendosi të operohet.

Ish-lojtari i Manchester United pritet të kthehet pas dy muajsh, në kohë për Botërorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos