
Këshilli Bashkiak Shkodër ka miratuar sot një fond prej 200 milionë lekësh për klubin e futbollit Vllaznia.
Fondi ishte miratuar më parë, por ishte kthyer mbrapsht nga Prefekti i Shkodrës.
Fondi do të shkojë për pagat e punonjësve të stadiumit "Loro Boriçi" dhe fushës sportive "Reshit Rusi", por edhe për detyrime të tjera të klubit shkodran. (A2 Televizion)