Lajmi nga Kuba: Vaksina jonë kundër koronavirusit ka 92% efektivitet

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 11:30 | Bota

“Vaksina jonë është efikase deri në 92% të rasteve”. Ky është lajmi që vjen nga ishulli i Kubës, nga laboratori që ka krijuar një vaksinë kundër pandemisë.

Po të miratohet nga autoritetet e pavarura, vaksina kubane, që quhet Abdala, mund të jetë vaksina e parë e krijuar totalisht në Amerikën Latine, që deri më tani ka prodhuar vaksina me patentë kineze.  

Sipas studiuesve kubanë të laboratorit BioCubaFarma, niveli i 92% arrin pas 3 dozave, dhe është në fazën finale të eksperimentimit.

Paralelisht, ishulli ende nën një regjim socialist po eksperimenton një vaksinë të dytë, i quajtur Soberana 2, por që ka treguar efektshmërinë më të ulët, rreth 62% pas  dy dozave.

Paralelisht, ishulli ende nën një regjim socialist po eksperimenton një vaksinë të dytë, i quajtur Soberana 2, por që ka treguar efektshmërinë më të ulët, rreth 62% pas dy dozave.

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel komentoi duke nënvizuar se vendi kishte arritur këtë rezultat“edhe pse i gjendur në mes dy pandemive”, ku për të dytën nënkupton bllokimin komercial që vjen nga Shtetet e Bashkuara.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/12/kuba-prodhon-vaksinen-e-saj-mendon-per-ekonomine-vaksina-edhe-per-turistet-e-huaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos