Nuk ke bërë vaksinën? Do bësh burgun

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 09:04 | Bota

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë ata njerëz që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

Filipinet janë përfshirë nga një valë e rëndë Covid-19, duke u bërë një nga vendet aziatike që është goditur më fort nga pandemia.

“E keni në dorë vetë: bëni vaksinën ose ju fus në burg”, tha të hënën Duterte, gjatë një fjalimi.

Kjo deklaratë e Presidentit bie ndesh me ato të ekspertëve mjekësorë të vendit, të cilët kanë thënë se vaksina nuk është e detyrueshme.

Deri në 20 qershor, Filipinet kanë vaksinuar 2,1 milionë njerëz, nga 110 milionë që është popullsia e këtij vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos