Lakers tjetër fitore ndaj Nuggets, një hap larg finales së NBA

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 08:49 | Sporte të tjera
Lakers tjetër fitore ndaj Nuggets, një hap larg finales së NBA

Tashmë Lakers i ndan vetëm një ndeshje nga finalja e madhe e titullit në NBA që mungon prej një dekade. Skuadra e Los Angeles mposhti edhe një herë Denver Nuggets, këtë radhë në shifrat 114-108.

Pas koshit të jashtëzakonshëm në finalen e tretë, Antoni Dejvis ishte edhe njëherë njeriu i ndeshjes për Lakers, me 34 pikët e tij.

32 pikë në krahun tjetër nga ylli i Denver, Jamal Murrey, nuk mjaftuan për Nuggets që kanë edhe një shans të vetëm për t’u rikthyer në garë.

Situata është e njëjtë edhe në konferencën e Lindjes, me Miami Hits që kryeson 3-1 serinë e ndeshjeve përballë Boston Celtics.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos