
Miami Hits është vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA. Me një Tyler Herro të jashtëzakonshëm, i cili shënoi plot 37 pikë, Miami mundi Boston Celtics në ndeshjen e katërt të "play off" në shifrat e ngushta, 112-109.
Hits udhëhoqën në gjitha periodat me përjashtim të 12 minutave të treta.
Miami është shumë pranë betejës finale për titullin në basketbollin amerikan ndërkohë që në konferencën e Perëndimit, Lakers udhëheq serinë e ndeshjeve, 2-1 përballë Denver Nuggets dhe këtë premte do të luhet përballja e tyre e katërt. (A2 Televizion)