Zhvillohet në Evropë teknologjia që shikon dëmtimet e Covid-19, Zuckerberg akordon 1 mln dollarë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 14:37 | Bota
Zhvillohet në Evropë teknologjia që shikon dëmtimet e

Fondacioni bamirës i Mark Zuckerberg dhe gruas së tij Priscilla Chan i kanë akorduar një milion dollarë projektit kërkimor evropian, që ka zhvilluar një teknikë të re të tomografisë me rreze X (e quajtur HiP-CT) për të parë trupin e njeriut me një rezolucion të paprecedentë.

Teknologjia u zhvillua falë rrezeve X, në sinkrotronin ESRF në Grenoble dhe tashmë ka bërë të mundur që të bëhet një 'udhëtim haluçinator' brenda mushkërive të një viktime Covid-19, duke treguar dëmin e shkaktuar nga virusi SarsCoV2, me një përkufizim dhjetëra herë më të lartë se ai i një skanimi të zakonshëm.

Rezultatet paraprake të studimit mbi mushkëritë e sëmura janë përkthyer në një animacion 3D: videoja, e publikuar në YouTube nga sinkrotroni ESRF, tregon deformime në bronke dhe alveola pulmonare dhe bën që i gjithë rrjeti i enëve të gjakut të organit të jetë i dukshëm, deri në kapilarë të vegjël, të përfshirë në shkëmbimin e gazit në alveola.

https://www.youtube.com/watch?v=zhPWCR7bBeI&feature=emb_title

Me blu janë evidentuar pjesët e mushkërive të mbushura me ajër, me të kuqe janë enët e gjakut të lira në të kuqe dhe në të verdhë janë enët e gjakut të bllokuara. Një tjetër provë sesi ndryshimet në rrjetin e enëve të gjakut luajnë një rol qendror në sëmundje.

Projekti i kërkimit, i cili mund të sjellë një pikë kthese të vërtetë në studimin e trupit të njeriut dhe sëmundjeve të tij, koordinohet nga Paul Tafforeau i European Synchrotron Radiation Facility (ESRF) së bashku me Peter Lee dhe Rebecca Shipley të Universitetit College London. Thelbësore për realizimin e tij ishte fuqizimi i fundit i supermikroskopit evropian ESRF, që kushton 150 milionë euro. Ai lejoi instalimin e burimit më të ndritshëm të rrezeve X të marra ndonjëherë (Extremely Brilliant Source, Ebs), bazuar në një ide të fizikanit italian Pantaleo Raimondi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos