Dhoma e përfaqësuesve voton për legalizimin e kanabisit në nivel federal

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 13:51 | Bota
Dhoma e përfaqësuesve voton për legalizimin e kanabisit në

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi të premten për dekriminalizimin e marijuanës në nivel federal, por legjislacioni nuk pritet të avancojë më tej, pasi senati mbetet në duart e republikanëve.

Kjo është hera e parë që një dhomë e Kongresit voton për të legalizuar përdorimin e marijuanës në nivel federal, që kur kjo lloj droge u listua si “substancë e kontrolluar” në vitin 1970. 

Deri më tani, 15 shtete amerikane dhe distrikti i Kolumbisë e kanë legalizuar përdorimin rekreativ të marijuanës dhe mbi 30 shtete lejojnë pjesërisht përdorimin e saj për qëllime mjekësore. Shitjet e kanabisit prekën nivele rekord gjatë festës së Falënderimeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/03/okb-njeh-kanabisin-si-substance-terapeutike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos