
Kosova ndodhet në një situatë, të cilën pak klasa politike do ta kishin dëshirë ta kalonin. Ish-udhëheqësit e UÇK ndodhen në Hage, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë dhe nga ana tjetër pritet edhe zgjidhja e ngërçit për Presidentin.
Për këto zhvillime foli në A2 Alma Lama, ish-ambasadore e Kosovës në Itali, e cila fillimisht komentoi vendimin e Kushtetueses që rrëzoi qeverinë Hoti. “Në Kosovë është krijuar një lloj tradite që të respektohen vendimet e Kushtetueses edhe kur ato kanë qenë kontroverse. Ka pasur një alogjizëm në lidhje me vendimin. Nga ana tjetër, është krijuar një problem i madh për të drejtën për të kandiduar nga disa deputetë aktual, pasi ka marrë një vendim që nuk mund të kandidojnë ata persona që janë dënuar me burg në 3 vitet e fundit”.
Më tej, Lama u shpreh se Kosova është me të vërtetë larg një demokracie të qëndrueshme.
“Tashmë në Kosovë, në skenën politike mungon tërësisht konsensusi dhe mund të them se është një politik krejtësisht destruktive”, u shpreh Lama. (A2 Televizion)