LDK, ende pa një emër për kryeministër, Hoti: Zgjedhjet në kohë pandemie janë sfidë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 15:35 | Kosova
LDK, ende pa një emër për kryeministër, Hoti: Zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, e konsideron një sfidë organizimin e zgjedhjeve në kohë pandemie. Gjatë një vizite në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, bëri thirrje për aprovimin e buxhetit të vitit 2021 përpara shpërndarjes së kuvendit.

“Shpresoj qe sot gjatë ditës, eventualisht nesër do ta dimë kur mund të mbahet seanca për të vetuar buxhetin sepse është tepër e rëndësishme, nuk mund të hyjmë në janar pa miratim të buxhetit, edhe për çështje të zgjedhjeve, por në veçanti për buxhetin që na duhet për fushën e shëndetësisë dhe buxheti për rimëkëmbje ekonomike”, u shpreh Hoti.

Hoti shtoi se në ditët e ardhshme pritet që Lidhja Demokratike e Kosovës të vendosë për kandidatin me të cilin do të hyjë në garën zgjedhore.

“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje me strukturat tona të partisë, besoj që në ditët e ardhshme do të përmbyllet kjo çështje, shpresoj që edhe vendimi do të bëhet publik i Gjykatës Kushtetuese dhe mandej hyjmë në afate kushtetuese të cilat duhet t’i respektojmë”.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, përfundoi konsultimet me të gjitha partitë politike për datën e zgjedhjeve të parakohshme, e cila ende nuk është caktuar. Ajo do të ketë takime edhe me zyrtarët e KQZ-së dhe institucioneve të tjera për të bërë përgatitjet e nevojshme për shpërndarjen e parlamentit dhe organizimin e votimit për parlamentin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos