Lamtumirë familjes nga një iPad, drama e pacientëve me koronavirus në SHBA

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 16:27 | Bota
Lamtumirë familjes nga një iPad, drama e pacientëve me

Disa spitale amerikane janë mbushur me iPad-e, të cilët janë duke u përdorur për të lidhur në një bashkëbisedim virtual pacientët e infektuar me Covid-19 me familjet e tyre.

Kur Dr. Mark Shapiro postoi historinë e një pacienti që po i jepte lamtumirën familjes së tij përmes një iPadi, ai donte t'u bënte me dije të gijthëve ashpërsinë e kësaj pandemie.

"Ndërsa ekipi i ICU (njësia e kujdesit intensiv) bëhet gati, ka një hap kryesor që nuk duhet ta harrojmë. Në fillim ai thotë "Jo", por ne e inkurajojmë atë. Infermierja sjell iPad-in. Me ajrin e fundit në mushkëritë e tij të copëtuara, ai i thotë lamtumirë familjes së tij, përmes një lidhje interneti.", shkroi Shapiro, i cili është mjek në spitalin Santa Rosa Memorial në California, në Tëitter.

Spitalet në SHBA janë mbingarkuar nga mijëra pacientë që vijnë çdo ditë. Natyra e sëmundjes i ka detyruar spitalet të kufizojnë, dhe shpesh të ndalojnë, të drejtat e vizitës për të zbutur përhapjen e saj.

Zgjidhja e fundit ka qenë implementimi i teknologjisë në mënyrë që pacientët të mund të komunikojnë me miqtë dhe familjen e tyre - shpesh, për herë të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos