
Dita e sotme është zi kombëtare në mbarë vendin në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
Në të gjithë vendin, flamujt do të qëndrojnë në gjysmështizë, ndërsa deri në orën 12:00 në Presidencë do të vijojnë homazhet për ish-kreun e shtetit.
Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta nderoi me Dekoratën e Flamurit Kombëtar pas vdekjes Bujar Nishanin për kontributin e tij në forcimin e demokracisë në vend, si dhe mbështetjen e treguar për integrimin europian të vendit.
Gjithashtu, qeveria ka marrë përsipër shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit për ish-presidentin Nishani.
Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi. (A2 Televizion)