
Në prag të “El Clasicos”, Presidenti i Barcelonës është rikthyer të flasë sërish për Lionel Messi-n. Në një intervistë për Barça TV, ai u pyet për një rikthim të mundshëm të argjentinasit.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në intervistën e gjerë dhënë për “Barça TV” në prag të “El Clasicos” kundër Real Madridit, u pyet edhe për rikthimin e mundshëm të Leo Messit.
“Këtë të diel do të jetë 18- vjetori i debutimit të tij te Barçën, kemi planifikuar të bëjmë diçka privatisht. Dihet karriera e tij e suksesshme. Me siguri do ta takoj të hënën, në Paris, për Topin e Artë”. (A2 Televizion)