Autorja Anna Pallai ka risjellë në vëmendje pjatat më të famshme të darkave të viteve 1970, në Londër.
Nëpërmjet librit të saj, "70s Dinner Party: The Good, the Bad and the DoWnright Ugly of Retro Food.", Anna ka risjellë fotografitë e disa prej recetave më të famshme të kohës.
Sipas saj, edhe pse nuk kishin elegancën e sotme, ushqimet asokohe nuk ishin vetëm për t’u fotografuar si në epokën e Instagramit, por dhe për t’u shijuar.
"Unë mendoj se ushqimi i viteve '70 dhe asaj periudhe ishte gatuar për t'u shijuar nga njerëzit e tjerë, jo vetëm vizualisht, por edhe për t'u ngrënë.”, thotë ajo për CNN. (A2 Televizion)