Largimi i Edy Reja, zgjidhje e menjëhershme ose mbyllja e kontratës në nëntor

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 17:00 | Futboll
Largimi i Edy Reja, zgjidhje e menjëhershme ose mbyllja e kontratës

Nuk ka më dilema. Edy Reja nuk do të jetë më trajner i Kombëtares në edicionin e ri, kur do të nisin edhe kualifikueset e Euro 2024 në Gjermani.

E vetmja çështje lidhet me faktin nëse trajneri do të largohet menjëherë pas dështimit në Ligën e Kombeve, apo rrugët do të ndahen në nëntor, pas përfundimit të kontratës. Trajneri italian e vendosi fatin në duart e presidentit të federatës, me të cilin do të analizojë ecurinë zhgënjyese.

Nëse nuk gjendet akordi për prishjen e kontratës trajneri i ri do të ketë mundësi të nisë punën prej testit me Arabinë Saudite në tetor, ose në miqësoren e luksit me Italinë, në mesin e muajit nëntor.

Nëse Reja qëndron deri në fund të kontratës, ai do të përfitojë 45 mijë euro, të cilat janë ekuivalent i pagës së dy muajve në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos