Largimi nga Shqipëria, De Biasi zbulon prapaskenat

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 08:59 | Futboll
Largimi nga Shqipëria, De Biasi zbulon prapaskenat

I larguar nga stoli i Kombëtares prej tre vitesh, Gianni de Biasi mbetet ende një presonazh i dashur nga tifozët dhe shumë i lidhur me Shqipërinë.

Prej muajsh në pritje të një projekti të ri, ku serioziteti duhet të ndërthuret me ambicien, trajneri 63-vjeçar i kthehet temës së largimit nga kuqezinjtë.

“Qëndrova për pesë vjet e gjysmë në Kombëtaren shqiptare. Ishim të tretët në renditje dhe kishin mbetur për t’u luajtur katër ndeshjet e fundit të edicionit, ku përballeshim edhe me Spanjën dhe Italinë. I thashë presidentit se do të largohesha, edhe për t'i dhënë mundësi pasardhësit tim që gjatë atyre ndeshjeve të punonte përpara fillimit të Ligës së Kombeve”, tha De Biasi, i cili i la vendin Christian Panuccit, që rezultoi një zhgënjim.

Por, kjo nuk ishte arsyeja e vetme e largimit. Ish-tekniku i Shqipërisë shtoi: “Mua më mungonte motivimi. Duhej të rifilloja një projekt të ri nga e para, sepse po ndihesha shumë në piedestal”.

Mes të tjerave, De Biasi u shpreh se emërimi te Alaves në La Liga, menjëherë pas kuqezinjve ishte një gabim: “Te Alaves kanë një drejtues të mirë, por një klub ku nuk marrin vesh nga futbolli. Ekipin e basketbollit e kanë të mirë".

De Biasi mbetet ende në pritje të një projekti serioz për t’u rikthyer në stol, ndoshta nga Azia, sapo gjithçka të normalizohet pas pandemisë Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos