All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lavazhi si “dyqan” kanabisi dhe kokaine, arrestohen pronari dhe punëtori në Mat

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 10:43 | Kronikë
Lavazhi si “dyqan” kanabisi dhe kokaine, arrestohen pronari dhe
All - Paragraf - 1

Një lavazh i shndërruar në pikë ku tregtohej kokainë dhe kanabis nga ana e pronarit dhe punëtorit të tij, në qytetin e Matit, është mësyrë nga policia, që ka sekuestruar lëndë narkotike të ndarë në doza.

Mësohet se lavazhi ishte marrë me qira dhe shfrytëzohej nga një 32-vjeçar nga Burreli, i cili u kap në flagrancë së bashku me punëtorin 39-vjeçar.

All - Paragraf - 3

Përveç lëndës narkotike, uniformat blu kanë sekuestruar edhe një sërë targash të huaja, që dyshohet se personat i përdornin për të humbur gjurmët e aktivitetit të tyre kriminal.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative se në një lavazh në unazën e qytetit të Burrelit shpërndaheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Lavazhi”.

All - Paragraf - 6

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

- L. H., 32 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte marrë me qira lavazhin;

- J. P., 39 vjeç, banues në Burrel, punëtor në këtë lavazh.

All - Paragraf - 9

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. N., banues në Burrel, pronari i lavazhit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit L. H. dhe kontrollit në ambientet e lavazhit që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim dhe doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se shtetasi L. H. i përdorte për automjete të ndryshme, me qëllim që të kamuflonte veprimtarinë kriminale, fishekë për armë gjahu, si dhe një pushkë sportive që i përkiste pronarit të lavazhit, shtetasit Y. N.

Gjatë kontrolit fizik, shtetasit J. P., punëtor në lavazh, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë në doza.

All - Paragraf - 13

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos