Në 76-vjetorin e Çlirimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, bënë homazhet e tyre edhe dashamirësit e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste.
Me foto të diktatorit Hoxha e parrulla në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve. (A2 Televizion)