Lavrov akuzon NATO-n: Ka kaluar vijën, po bën të njëjtën gjë për të cilën akuzon Moskën

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 12:48 | Bota
Lavrov akuzon NATO-n: Ka kaluar vijën, po bën të

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar NATO-n se po bën pikërisht të njëjtën gjë për të cilën akuzon Rusinë. Duke iu përgjigjur një deklarate të aleancës që njoftonte se po vendoste forca shtesë, ai tha se NATO ka kaluar kufirin.

"Por sigurisht pjesa më pikante e deklaratës është fillimi: "Ne jemi shumë të shqetësuar nga përmasa shumë të mëdha, të paprovokuara dhe të pajustifikuara të ushtrisë ruse në dhe rreth Ukrainës dhe Bjellorusisë. Çfarë mendoni për këtë? E dini, kjo ndjenjë e epërsisë personale dhe pagabueshmërisë personale për mendimin tim, tashmë ka kaluar kufirin dhe për fat të keq, kolegët tanë të NATO-s thjesht nuk mund ta shohin këtë vijë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos