
“Perëndimi po kërkon që të vrasë Vladimir Putinin dhe të rrezikojë krijimin e një lufte bërthamore.” Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Kremlinit.
Akuza e kryediplomatit të Kremlinit Sergei Lavrov është e radhës mes një sërë parashikimesh për 2023 nga njerëzit e afërt të liderit rus.
Lavrov u shpreh për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS se “zyrtarë anonimë” në Pentagon kanë plane që të tentojnë vrasjen e Putinit.
“Uashingtoni është përpara të tjerëve pasi disa zyrtarë anonimë nga Pentagoni kanë shprehur kërcënime për një goditje të mundshme në Kremlin që në fakt është një tentativë për vrasjen e presidentit rus.”
Po ashtu, kryediplomati rus paralajmëroi se nëse ka persona që i përhapin këto ide, “atëherë ata persona duhet të mendojnë edhe për pasojat.”
Deklaratat e bëra së fundmi nga Lavrovi dhe Medvedevi e “pikturojnë” Perëndimin sikur po e kërkon konfliktin me Rusinë. (A2 Televizion)