
Torino realizon objektivin sezonal dhe siguron mbijetesën në Serie A italiane. Kjo edhe falë ndihmës së Lazios, pasi ndeshja e prapambetur e javës së 25-të u mbyll në barazim pa gola. Me pikët e marrë, skuadra torineze siguroi qëndrimin në elitë, duke dënuar Beneventon, e cila bie zyrtarisht nga kategoria.
Momenti vendimtar i ndeshjes ishte penalltia e humbur nga Immobile, 7 minuta përpara fundit të ndeshjes, me ish-yllin e Torinos që goditi shtyllën.
Gjithashtu, në kohën shtesë, Lazios i’u mohua goli, pasi tentativa e Lazarit përfundoi në shtyllë. (A2 Televizion)