Presidenti i Laçit: Pse Olsi Rama nuk u habit kur Gjici tha se Partizani del kampion?

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 20:33 | Futboll
Presidenti i Laçit: Pse Olsi Rama nuk u habit kur Gjici tha se Partizani

Pashk Laska, Presidenti i Laçit, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit në Instagram, ka “thumbuar” drejtorin e Partizanit, Olsi Ramën, duke i kujtuar deklaratën e Safet Gjicit para ndeshjes me Partizanin, ku u shpreh se kampion del Partizani.

“Deklarata ime e djeshme ka ngjallur reagime të shumta, por askush nuk mund të më ndalojë të jap mendim apo të shpreh dëshira. Kam edhe unë të drejtën e fjalës, si çdokush tjetër. Në TV kam parë që është shfaqur i habitur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit. Kurioziteti im është se si ka mundësi, që arkitekti Olsi Rama nuk u habit aspak kur Safet Gjici, presidenti i Kukësit, tha dy ditë para ndeshjes me ta se Partizani del kampion. Pas asaj deklarate Partizani fitoi, madje me katër gola diferencë. Pse nuk krijohen keqkuptime kur të tjerët shprehen se Partizani del kampion dhe ekipi i tyre më pas mposhtet nga ata, duke e vërtetuar thënien në njëfarë mënyre?”, shkruan Laska nw rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos