Përcaktohet vendi dhe ora e finales së Kupës së Shqipërisë

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 16:05 | Futboll
Përcaktohet vendi dhe ora e finales së Kupës së

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe KF Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe KF Vllazninë si skuadrën mike për këtë finale të madhe.

Korçarët kaluan në finalen e Kupës pas fitores ndaj Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.

Kjo është hera e dytë në historinë e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga Vllaznia, me rezultatin 1-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos