Zyrtare, Karim Benzema grumbullohet nga Franca

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 18:16 | Futboll
Zyrtare, Karim Benzema grumbullohet nga Franca

Karim Benzema është e reja e bujshme e listës së të grumbulluarve të Francës për Evropianin.

L'Equipe” dhe “Le Parisien” kishin publikuar sot se trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, është i gatshëm ta kthejë sulmuesin e Realit në përfaqësuese, pas 6 vitesh mungesë. Dhe pikërisht kjo gjë ndodhi.

I dënuar që në vitin 2016 për videoskandalin e Mathieu Valbuena, ku ishin të përfshirë disa miq të Benzema, lojtari i madrilenëve nuk luajti Evropianin e vitit 2016 dhe Botërorin e vitit 2018.

Por, forma spektakolare e tij në dy sezonet e fundit, ka bërë që Deschamps të ndryshojë mendim dhe ta kthejë në përfaqësuese.

Benzema ka luajtur me Francën 81 ndeshje, duke shënuar 27 gola.

Lista e plotë e Francës:

Portierë: Hugo Lloris, Steve Mandanda, Mike Maignan.

Mbrojtës: Benjamin Pavard, Raphäel Varane, Léo Dubois, Presnel Kimpembe, Kurt Zouma, Jules Koundé, Lucas Hernández, Lucas Digne, Clement Lenglet.

Mesfushorë: Paul Pogba, Ngolo Kanté, Adrien Rabiot, Moussa Sissoko, Tolisso, Lemar.

Sulmues: Karim Benzema, Kylian Mbappé, Antoine Griezmann, Kingsley Coman, Marcus Thuram, Olivier Giroud, Wissam Ben Yedder, Ousmane Démbéle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos