Rafael Leao ka zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2028.
Pas një viti negociatash, sulmuesi portugez, i cili u shpall lojtari më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar, ka arritur marrëveshjen për një pagë rreth 5 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Ndërkohë, gjoba prej 19 milionë eurosh që Leao duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës, do të shlyhet nga Lille, klubi nga i cili e bleu Milani.
Gjithashtu, në kontratën e Leaos ka një klauzolë prej 175 milionë eurosh, ndërkohë që nëse Brahim Diaz largohet, portugezi do të marrë fanellën me numrin 10. (A2 Televizion)



