
Me shumë gjasa, në fund të kësaj jave, Rafael Leao do të nënshkruaj kontratën e re me Milanin. Portugezi është gati të firmosë marrëveshjen që do ta mbajë të lidhur me ngjyrat kuqezi deri në verën e vitit 2028.
Sa i përket pagës, lojtari do të përfitojë 5 milionë euro plus bonuset, që në total shkojnë gati 7 milionë euro në sezon.
Mediat italiane tregojnë se nëse Brahim Diaz largohet, portugezi do të mbajë mbi shpinë numrin 10 që më parë e kanë mbajtur emra të mëdhenj në skuadër si Gulit, Rui Costa apo Seedorf. Sa i përket klauzolës së lojtarit, mbetet në fuqi ajo prej 175 milionë eurosh. (A2 Televizion)