“Kush bën 4 herë seks në muaj s’ka vend në ekip”, kushti i pazakontë i Simeone për lojtarët

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 16:10 | Futboll
“Kush bën 4 herë seks në muaj s’ka vend në

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone sugjeron se lojtarët e tij duhet të kenë një sasi minimale seksi çdo muaj për të luajtur për të... dhe pretendon se ai ka 'një mesatare të mirë' me gruan modele Carla Pereyra.

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone mund të jetë një ndër më të duarlëshuarit në ekipet europiane sa i përket rregullave që duhet të ndjekin futbollistët e ekipit të tij.

Në një intervistë me Cadena COPE, Simeone diskutoi disa nga çështjet urgjente për Atletiko, ku përfshihet rikthimi i Joao Felix nga Chelsea dhe e ardhmja e tij në klub.

Por tekniku argjentinas pati kohë të thoshte se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të bëhen pjesë e skuadrës së tij.

Simeone reagoi me këtë batutë pasi gazetari që e intervistoi citoi një studim ku thuhej se spanjolli mesatar bën seks 56 herë në vit.

Sa? 56... 56 në vit? Sa janë në muaj? Katër në muaj? Jo, jo katër herë në muaj jo...”, tha Simeone.

Me katër herë seks në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”, shtoi ai.

Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura të bujshme në studion e COPE. Kur intervistuesit i kërkuan Simeones për një numër më realist, ai u përgjigj: “15 në muaj?”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos