LeBron James nxjerr vilën në shitje… me ofertë

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 19:46 | Sporte të tjera

LeBron James ka nxjerrë në shitje vilën e tij në Kaliforni për 20,5 milionë dollarë. Sipas TMZ, ylli i basketbollit amerikan e kishte blerë për 20,9 milionë dollarë banesën dhe tashmë po e shet 400 mijë dollarë më pak sesa e bleu.

Shtëpia luksoze prej 868 metrash katrorë ka 6 dhoma gjumi dhe 8 tualete.

Sipas Variety, shtëpia e lojtarit të Los Angeles Lakers është ndërtuar në vitin 2011 dhe është dizenjuar nga arkitekti i famshëm Ken Ungar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos