MotoGP, legjenda Valentino Rossi prezantohet me motorin e ri

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 12:49 | Sporte të tjera

Valentino Rossi nis zyrtarisht aventurën e tij të re në MotoGP.

Veterani 42-vjeçar prezantoi sot motorin Petronas Racing Team, së bashku me nxënësin e tij Franco Morbidelli, të cilin këtë vit do ta ketë edhe shok skuadre.

Vitin e kaluar, “Doktori” përfundoi në vend të 15 të klasifikimit të përgjithshëm me motorin zyrtar Yamaha, duke regjistruar sezonin më të keq të një karriere fantastike. Objektivi i këtij sezoni do të jetë rikthimi te fitorja dhe ngjitja sa më shpesh në podium.

Ndërkohë, Morbidelli do të tentojë të fitojë titullin kampion, pas vendit të dytë, vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos