Legjenda e WWE është paralizuar

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 10:20 | Sporte të tjera

Hulk Hogan, legjenda e mundjes së lirë, ka humbur ndjesinë në pjesën e poshtme të trupit. Kështu shprehet një mik dhe koleg i tij, i famshmi Kurt Angle, i cili ka qenë disa herë kampion në WWE.

69-vjeçari Hogan i është nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore, detajet e të cilit nuk janë bërë të ditura, por, sipas Kurt Angle, ai nuk i ndjen më këmbët dhe ecën me ndihmën e një bastuni.

“I kanë hequr nervat në pjesën e poshtme të trupit, kështu që nuk ndjen gjë në atë pjesë. Ecën me bastun. Mendoja se e përdorte bastunin se kishte dhembje në kurriz, por nuk ka dhembje fare. Nuk ndjen gjë”, tha Kurt Angle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos