
Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e proceseve zgjedhore. Ky ishte argumenti i trupës mbi të cilin vendosi rrëzimin e padisë së shoqatës së bashkive që kërkoi anulimin e procesit elektoral të 30 qershorit 2019.
Gjykata nënvizon se ligjshmëria e procesit ankimohet në Kolegjin Zgjedhor duke hedhur poshtë pretendimet e palës paditëse. Për më tepër, Gjykata vlerëson se shoqata e bashkive nuk është palë që mund të vërë në lëvizje trupën kushtetuese.
Vendimi i zbardhur, tashmë pritet të lexohet në detaje edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili duhet të siglojë datën e zgjedhjeve për gjashtë bashki që kanë mbetur pa kryetar. (A2 Televizion)