Lehtësira për ata që regjistrojnë mjetet për herë të parë, Rama: Eliminojmë të tjera angari

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 08:49 | Aktualitet
Lehtësira për ata që regjistrojnë mjetet për herë

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama bën të ditur se duke nisur nga 24 janari, do të ketë lehtësira për ata që regjistrojnë automjetet për herë të parë.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa ka postuar edhe një video ku tregohen dokumentet që do të njihen nga DPSHTRR.

“Për regjistrimin e mjeteve për herë të parë. Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime, noterizime, njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaj. I kursejmë qytetarëve 300 milionë lekë në vit.

Nga 24 janari 2022, DPSHTRR njeh: Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhë angleze. Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE-së ose sipas formatit të kodeve të direktivave të KE-së. Të dhënat e fitimit të pronësisë, sipas deklaratës doganore. Më lehtë, më shpejt, më lirë”, shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos