Patozi: Deklarata e Palokës shpjegon dy kuvendet e PD

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 20:57 | Aktualitet
Patozi: Deklarata e Palokës shpjegon dy kuvendet e PD

Astrit Patozi, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se deklaratat e djeshme të Edi Palokës shpjegon pse Basha dhe Berisha “e shmangën me të gjitha mënyrat dhe mjetet një përballje të drejtpërdrejtë me votë, por vrapuan secili në kuvendin e vet, njëri në stadium e tjetri në pallat”.

“Deklarata e pafajshme dhe e sinqertë Palokës nuk ka ndonjë vlerë juridike, që mund të përmbysë balancat e luftës mes palëve, dhe as mund të përdoret si një dëshmi me peshë të madhe politike, sepse nuk është ndonjë zbulim i madh. Edhe pse i ka vënë njësoj në vështirësi, si "foltoren" e doktorit, ashtu edhe selinë e vulës së Lulit, ajo nuk çudit askënd në atë që ka mbetur në atë parti. Ata e dinë të gjithë ç'kanë bërë, sa herë është zgjedhur kryetari i PD-së, që prej vitit 2013 e këndej, pavarësisht pozicioneve të sotme kundër njëri-tjetrit. Por ajo vlen shumë për të kuptuar se pse Basha dhe Berisha e shmangën me të gjitha mënyrat dhe mjetet një përballje të drejtpërdrejtë me votë, por vrapuan secili në kuvendin e vet, njëri në stadium e tjetri në pallat. Sepse askush prej tyre nuk kishte më siguri se do ta aplikonte më mirë se tjetri atë "mjeshtërinë" e manipulimit apo vjedhjes së votës, për të cilën foli, me ose pa qëllim, mbrëmë Edi Paloka”, shkruan Patozi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos