Shembet ura në Metoq të Vlorës

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 14:09 | Aktualitet

Ndërkohë që moti i acartë ka përfshirë vendin, reshjet e shiut të rëna kohët e fundit kanë shkaktuar shembjen e një ure në fshatin Metoq të Vlorës.

Gazetarja Jerola Ziaj raporton se është shembur një nga këmbët e urës që lidh tre fshatra të kësaj zone, në vendin e quajtur Kompleksi Lopëve.

Nga ana e Bashkisë së Vlorës janë marrë masa për bllokimin e kalimit, pasi kjo është një rrugë dytësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos