Kosova shtrëngon masat, qytetarët kthehen në kufi nëse nuk kanë 3 doza vaksine apo test PCR

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 16:45 | Aktualitet
Kosova shtrëngon masat, qytetarët kthehen në kufi nëse nuk

Kosova po vijon zbatimin e masave të reja antiCovid në pikën e përbashkët kufitare.

Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të vendimit, autoritetet doganore të Kosovës kanë kthyer qytetarët shqiptarë që nuk kanë kryer të treja dozat e vaksinave, ose nuk kanë një test PCR, krahas dy dozave të para.

Qytetarët, teksa përballen me masat e reja, shprehen të indinjuar, duke kërkuar reagim të autoriteteve shqiptare: “Nuk ka më skandal dhe më turp. Të paguash 30 euro për njeri për të hyrë në tokën tënde”.

https://a2news.com/2022/01/21/3000-te-infektuar-me-koronavirus-kosova-aplikon-masa-te-reja-shtrenguese/

Nga e shtuna, Kosova nuk lejon më hyrjen në territorin e saj të personave me dy doza të vaksinës, por kërkon nga ata që të kenë 3 doza ose dy dozat e para të shoqërohen me një test negativ PCR-je, të kryer jo më parë se 48 orë.

Ky vendim ka sjellë rënien e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos