Po punonte në fabrikë, 50-vjeçari në Lezhë humb jetën pas rrëzimit nga lartësia

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 16:44 | Kronikë
Po punonte në fabrikë, 50-vjeçari në Lezhë humb

Një 50-vjeçar në Lezhë ka humbur jetën ndërsa punonte në fabrikën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë.

Ndue Gjinaj dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos