Johnson u dërgon letër britanikëve: Gjërat do të përkeqësohen para së të bëhen më mirë

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 14:54 | Bota

Koronavirusi po vë gjithnjë e më shumë në vështirësi edhe Britaninë e Madhe. Përmes një letre për 30 milionë familjet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson paralajmëron se gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më mirë.

Johnson, i cili është në vetizolim pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, paralajmëroi kufizime edhe më të rrepta nëse do të jetë e nevojshme. Mbi 1000 persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe nga koronavirusi, 260 prej të cilëve në 24 orët e fundit.

Rastet e konfirmuara janë mbi 17 mijë. Pekini ndërkaq, po sheh me shqetësim rritjen e rasteve të importuara me covid-19 që kanë arritur në gati 700. Kjo po ushqen frikën për një vale të re të pandemisë, veçanërisht edhe pas rihapjes graduale të Hubeit, rajoni ku pati zanafillën koronavirusi i ri. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Uj3TKH1gPK0

A2 CNN Livestream

Latest Videos