
Ashtu sikurse javën e shkuar, edhe këtë të hënë euro e nisi në rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta europiane u fiksua për sot në nivelin e 107.04 lekëve.
Kjo përbën një rënie të fortë me mbi gjysmë pike krahasuar me nivelin e së premtes. Megjithatë, ndryshe nga fillimi i muajit, duket se euro ka arritur të gjejë një ekuilibër të ri ndërmjet 106 dhe 108 lekëve.
Rënia ndërkohë ishte më e fortë për monedhat e tjera kryesore në treg. Dollari amerikan mbeten poshtë vijës së 100 lekëshit, tashmë në 98.2 lekë, apo gati 1 pikë më pak.
Paundi britanik e nisi po ashtu javën me rënie në 125.1 lekë, ndërsa franga zvicerane zbriti në nivelin e 109.8 lekëve. Pavarësisht asaj që është dukur si një stabilitet i lehtë në këto dy javët e fundit, Korriku dhe Gushti do të përcaktohen vendimtarë në ecurinë e mëtejshme të lekut. (A2 Televizion)