Moneyval për pastrimin e parave, duhet ende punë për të dalë nga “lista gri”

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 14:34 | Ekonomi
Moneyval për pastrimin e parave, duhet ende punë për të

Shqipëria ka bërë hapa të kënaqshëm para në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave, por duhet ende punë për të dalë nga “lista gri”.

Është ky përfundimi i Moneyval, një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave në një raport paraprak të sapo-publikuar.

Që prej qershorit 2022, Shqipëria ka marrë masa shtesë, duke adresuar mangësitë e rëndësishme në lidhje me administratorët e deleguar që i nënshtroheshin kërkesave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe aksesin e thjeshtuar në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente. Për më tepër, Shqipëria ka përmirësuar masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme”, thuhet në raportin e Moneyval.

Moneyval vlerëson se Shqipëria ka përmbushur pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna vitin e shkuar, por vendi duhet të punojë ende për të zënë “shtigjet” e pastrimit të parave .

Shqipëria dot të raportojë pas 2 vitesh për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të sistemit të saj të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Deri më atëherë pritet përmbushja e të gjitha rekomandimeve të lëna.”

Shqipëria hyri në “listën gri” të pastrimit të parave nga Moneyval në vitin 2011.

Më pas, në 2015-n, vendi “pastroi imazhin”, për t’iu rikthyer sërish klasifikimit negativ në raportin e vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos