All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Leku i kthehet forcimit, Euro nis sërish zbritjen, tregtohet për 107.19 lekë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 15:38 | Ekonomi
Leku i kthehet forcimit, Euro nis sërish zbritjen, tregtohet për
All - Paragraf - 1

Ka zgjatur vetëm pesë ditë ringritja e euros në raport me lekun. Dita e dytë e kësaj jave e gjen monedhën evropiane përsëri në kurbë rënëse, teksa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e fikson atë në nivelin e 107.19 lekëve.

Kjo përbën një rënie të fortë me thuajse 0.8 pikë, teksa leku u forcua edhe në raport me valutat e tjera. Në pikat e këmbimit valutor, euro blihet për mesatarisht 106.8 lekë dhe shitet për 107.6 lekë.

All - Paragraf - 3

Ekspertët e tregut financiar e lidhin këtë mbiçmim të lekut dhe rënie të euros me fluksin e madh të turistëve. Ndërsa Banka e Shqipërisë nga ana e saj thotë se zhvlerësimi i euros është reflektim i ofertës se shtuar të valutës, përfshirë nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve.

Eksportuesit, që renditen ndër më të dëmtuarit nga kjo situatë, përllogarisin humbje të mëdha në marzhet e tyre të fitimit dhe i druhen ecurisë së mëtejshme të kursit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/19/superleku-vijon-revanshin-pas-nje-jave-ne-rritje-euro-i-rikthehet-renies/
https://a2news.com/2023/06/16/euro-vijon-forcimin-valuta-europiane-i-afrohet-kufirit-te-110-lekeve/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos