Lëkundet toka në Greqi, panik te qytetarët

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 07:52 | Bota
Lëkundet toka në Greqi, panik te qytetarët

Greqia është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 Rihter në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar panik te banorët e disa zonave.

Lëkundja sizmike, sipas Institutit Gjeodinamik është regjistruar 9 km në juglindje të Zarakit në Evia, ndërsa thellësia llogaritet në 13.3 km.

Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të ketë edhe paslëkundje, por me magnitudë më të vogël. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos