Lëkundja e fortë ndihet në gjithë vendin, epiqendra në Greqi, 40 km nga Bilishti

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 22:52 | Aktualitet

Rikthehen lëkundjet e forta në Shqipëri. Një tërmet i fortë dhe i zgjatur në kohë është ndjerë rreth orës 22: 45 në të gjithë vendin.

Epiqendra, afër qytetit të Florinës

Sipas sizmologëve, behet fjalë për një tërmet i matur si 5.8 i shkallës Richter, i lokalizuar në Greqi, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, afër qytetit të Florinës, dhe 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/posts/475113370640045

Deri në këto momente nuk raportohen dëme, sipas edhe deklaratës së ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos