Roja e godinës së PD i përgjigjet gazetares së A2 CNN: U dorëhoqa pasi brenda qarkullonin njerëz me armë

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 22:34 | Aktualitet

Roja i godinës së Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku, i dorëhequr nga detyra disa ditë përpara protestës së thërritur nga ish-kryeministri Berisha, rrëfen në një koment në Facebook për gazetaren e A2 CNN, Arestina Skënderi arsyet e vërteta të largimit të tij pas vitesh të tëra pune në këtë seli.

Matraku tregon se brenda selisë së PD në ditët e fundit qarkullonin njerëz me armë dhe të kërkuar nga policia dhe kjo sipas tij ishte një ndër arsyet e vërteta të largimit.

“Aty menduan se po më bënin viktimë”, shkruan Matraku në përgjigjen e kthyer në komentin e gazetares Skënderi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos