Letërsia shqipe përtej kufirit, autorët shqiptarë të Malit të Zi përkthehen shumë pak

Nga A2 CNN
6 Qershor 2019, 17:52 | Kulturë
Letërsia shqipe përtej kufirit, autorët shqiptarë të

Sa shkrimtarë shqiptarë nga Mali i Zi njohim? A shkruajnë ata shqip, apo nuk guxojnë ta marrin këtë iniciativë në kushtet kur e dinë që nuk do të përkthehen?

Këto pyetje vështirë të kenë përgjigje nëse nuk e njeh jetën e librit shqip në Mal të Zi. Por, falë një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare, kupton se shkrimtarët shqiptarë në Mal të Zi ende e kanë kokën të kthyer nga botuesit shqiptarë dhe ata të Kosovës.

Megjithatë, situata për këta autorë ka ndryshuar. Akademia malazeze ka nisur t’i përqafojë veprat e tyre, ashtu sikurse ka bërë edhe me autorë shqiptarë tanimë të përkthyer në disa gjuhë të botës. Nga shtator i këtij viti pritet që edhe në kurrikulat e shkollave malazeze të përfshihen edhe autorë shqiptarë, të cilëve do t’u përkthehet vepra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos