Letërsia suedeze në shqip, shkrimtarët nobelistë që nuk i kanë munguar lexuesit shqiptar

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 20:07 | Aktualitet
Letërsia suedeze në shqip, shkrimtarët nobelistë që nuk

Ajo ishte e para femër në historinë e Nobelit që fitoi çmimin për letërsinë, në vitin 1909. Selma Lagerlof është suedezja që edhe lexuesi shqiptar ka pasur mundësi ta njohë. Po sa e njohim ne letërsinë që vjen nga ato anë?

Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë, tha: “Ajo është fantastike në të përshkruarit e karaktereve njerëzore sepse futet thellë në qenien njerëzore, në lëkurën e personazheve dhe kalon përtej pikave të dobëta dhe vanitetit njerëzor”. 

Në takimin e organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, të pranishmit nuk ngurruan të përcjellin përvojat personale me këtë autore të madhe. Shkrimtari Kristoffer Leandoer u shpreh: “Vite më parë, unë kam punuar në të njëjtën shtëpi botuese ku ka punuar edhe Selma Lagerlof. Një herë në javë mblidheshim për diskutime në një dhomë të veçantë. Aty ishte gjithnjë një karrige bosh. Askush nuk mund të ulej aty. Ishte një histori më vete, sepse ai ishte vendi i nobelistes suedeze që kishte një fuqi të pashtershme të imagjinatës, një fuqi që e gjejmë në veprat e saj”.

Por, edhe nobelisti tjetër, Tomas Transtormer, është përkthyer në shqip, madje edhe përpara se ai ta fitonte këtë çmim në vitin 2011.

Ndonëse pak autorë suedezë kemi në shqip, më të mirët nuk mungojnë. Pikërisht për këtë, Qendra e Librit solli përmes takimit edhe një tavolinë plot me sugjerime nga letërsia suedeze. 

Duke i cilësuar si heronj botuesit dhe përkthyesit, ambasadorja e Suedisë theksoi se do të punojë edhe që letërsia shqipe të përçohet edhe në suedisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos