
Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Llogara të Vlorës, ku një 32-vjeçar është gjendur i pajetë brenda makinës së djegur.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit.
Po ashtu mësohet se ai ishte nga Ura Vajgurore dhe në vitin 2023 ishte larguar nga radhët e Policisë së Shtetit me dorëheqje.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe më parë ai ka tentuar vetëvrasjen dhe se e kanë larguar nga Policia e Shtetit për shkak të problemeve të shëndetit mendor që ka shfaqur më parë. Mësohet se Xhelo ishte në gjendje të rënduar psikologjie. (A2 Televizion)