
Raporti i organizatës “Transparency International” për korrupsionin në Shqipëri, sipas demokratëve, fakton kapjen e shtetit.
Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj theksuan se raporti i referohet shprehimisht ligjeve speciale të denoncuara ndër vite nga PD. Për këtë arsye, pohojnë se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të kryeministrit Rama.
“Raporti i TI konfirmoi gjithçka PD ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë. Edi Rama punoi me krimin e organizuar për të blerë vota, për të mbajtur pushtetin dhe për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama. Të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet. Mjaft është mjaft! Qytetarët duan ndryshimin”. (A2 Televizion)